Wenger: Nuk e di të ardhmen e Fabregas

29/07/2011 19:10

Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit, është shprehur se nuk e di nëse Cesc Fabregas do të vazhdojë apo jo të luajë me klubin londinez edhe sezonin e ardhshëm.

“Fabregas ndodhet mes një zgjedhjeje të vështirë: të qëndrojë në klubin që e ka rritur, apo të shkojë në klubin që dashuron. E kuptoj situatën e vështirë në të cilën ndodhet lojtari”, ka deklaruar menaxheri francez.

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas, pasi nuk mori pjesë në turneun aziatik të Arsenalit, do të mungojë edhe në Emirates Cup, turneun miqësor që do të zhvillohet këtë fundjavë në Londër dhe ku do të marrin pjesë Arsenal, Boca Juniors, New York Red Bull dhe Paris Saint Germain.

Top Channel