Sabella, trajneri i ri i Argjentinës

29/07/2011 12:30

Alejandro Sabella është emëruar tekniku i ri i kombëtares argjentinase të futbollit.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i federatës së këtij vendi, Jose Luis Meiszner.

Sabella, 56 vjec, zëvendëson kështu Sergio Batista, i shkarkuar pas rezultateve zhgënjyese të Argjentinës në Kupën e Amerikës.

Ish-trajner i Estudiantes, me të cilën ka fituar Kupën e Libertadores në vitin 2009, Sabella nga muaji qershor drejtonte stolin e Al Jazira, në kampionatin e Emirateve Arabe.

Top Channel