Një nënë britanike “festoi” divorcin e saj duke bërë tatuazhe në të gjithë trupin, nga koka deri tek këmbët.

41-vjeçarja Jacqui Moore ka kaluar tetë vitet e fundit të jetës së saj, që nga koha kur është divorcuar, duke u “vizatuar” pikërisht nga i dashuri i saj i ri, Andreas Moore.

“Kur u divorcova, shkova të bëja një tatuazh që do të simbolizonte lirinë time. Aty takova Andreas dhe nisi një dashuri e re. Që nga ajo kohë, ai më ka mbushur trupin me tatuazhe”, shprehet Jacqui.

“Shumë njerëz më trajtojnë ndryshe, madje ka edhe nga ata që më thonë se dukem e neveritshme. Por, unë jam krenare për trupin tim sepse e shikoj si një vepër arti”, thekson nëna e dy fëmijëve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA