Facebook: Kundër anonimatit në web

28/07/2011 20:50

I duhet dhënë fund anonimatit që ndodh në web. Është e bindur Randi Zuckerberg, motra e Mark dhe drejtoreshë e marketingut të Facebook.

“Njerëzit sillen shumë më mirë kur emri i tyre i vërtetë shfaqet”, është shprehur ajo gjatë një debati për mediat sociale në New York.

Në të njëtën linjë, Eric Schmidt, ish numri një i Google, është i bindur se anonimati në web është i rrezikshëm dhe se në fund qeveritë do t’u kërkojnë përdoruesve të navigojnë me emrin e tyre të vërtetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA