Pavarësisht urdhërit të firmosur nga kryeministri në vitin 2006 dhe
deklaratave të ministrit të Mjedisit në 2010 që sanksionojnë heqjen e
Erzenit nga lista e lumenjve të shfrytëzueshëm, masakra vazhdon sërish
më të njëjtin ritëm.
Firmat e ndertimit jo vetem qe nuk jane ndalur po kane rritur ritmin e punimeve duke vene tashme ne rrezik edhe banoret e lagjes Tagan te fshatit Petrele. Germimi i tabanit te shtratit pa kriter ka rritur pasigurine tek banoret per rreshqitjen e saj sidomos gjate sezonit te shirave kur edhe niveli i lumit rritet ndjeshem. Per me teper permbytja e zones po behet thuajse e sigurte.
Banoret kane protestuar disa here, por pergjigja e vetme qe kane marre ka qene shoqerimi nga forcat e policise, te cilat kane zgjedhur te mos ngacmojne aspak firmat e kundraligjshme por vetem protestuesit. Banoret shprehen se jane gati te protestojne por pohojne se u behte presion kryesisht ata qe jane ne marredhenie pune me shtetin.
Nje pjese e madhe e tokave te fshatit jane ne rrezik rreshqitje e megjithate puna e firmave ne shtratin e Erzenit nuk ndalet.
Pavaresisht gjithckaje puna ne shtratin e Erzenit vijon. Institucionet heshtin duke u bere bashkefajtore ne kete masaker ta paprecedente mjedisore, e cila po konsumohet ne syte e te gjithe shqiptareve. Pas prefektures, kreu i se ciles udheheq keshillin e baseneve, zyrave rajonale te mjedisit edhe Inspektoriati Ndertimor dhe Urbanistik i shtohet rreshtit te te heshturve. Top Channel nuk ka mundur te marre nje pergjigje edhe ne kete institucion qe i shtohet partnereve te saj shteterore.
Top Channel