Aguero firmos me Manchester City

28/07/2011 19:30

Mungonte vetëm zyrtarizimi që ka ardhur pasditen e sotme: Sergio Aguero është një futbollist i Manchester City.

Pasi ka mbërritur dje në Angli për vizitat mjekësore rutinë, sot Sergio, 23 vjeç, ka vënë firmën në kontratën që do e lidh me klubin e Roberto Mancini për 5 vitet e ardhshme.

Ai do të fitojë rreth 1 milion euro në muaj, ndërsa për Atletico Madrid shkojnë 42 milionë.

Top Channel