Shkrirja e akujve cliron substanca toksike
26/07/2011 14:45
Ngrohja globale po shkakton clirimin e substancave kimike toksike, të bllokuara prej 50 vjetësh në akujt e Arktikut.
Kështu thotë një studim i përbashkët i disa shkencëtarëve nga Kanadaja, Kina dhe Norvegjia.
Prej dy dekadash është vënë re një lëvizje e masave të ndotjes së vazhdueshme organike, që ishin bllokuar në akujt e Polit të Veriut.
Këto të fundit, duke u shkrirë për shkak të ngrohjes globale, bëjnë që ato të qarkullojnë sërish në atmosferë dhe në ekosistem.
Substancat e cliruara përmbajnë një prani të konsiderueshme toksike dhe bioakumulohen, duke u përqendruar tek kafshët e mëdha dhe duke përshkuar zinxhirin ushqimor deri tek njeriu.
Top Channel