Australi, kanguri i kuq rreh 94-vjecaren

26/07/2011 13:10

Një kangur i madh dhe i kuq ka sulmuar një grua 94-vjecare në kopshtin e shtëpisë së saj në Kuinslend të Australisë

Phyllis Johnson po ndente rrobat kur kafsha është futur në kopësht duke e goditur me shkelma, duke e hedhur në tokë dhe duke e goditur sërish.

Gruaja e moshuar është përpjekur ta përzërë kangurin me shkopin e një fshese, por me zorr ecte zvarrë.

Djali i saj lajmëroi policinë, e cila përdori spraj për të trullosur kafshën. Zonja Johnson u dërgua në spital, ndërsa kanguri u “arrestua” më vonë nga rejnxhërsat.

Kangurët e kuq janë raca më e përhapur e marsupialëve. Të njohur për gjallërinë e tyre, ata mund të peshojnë 90 kilogramë, të zgjaten deri në dy metra dhe të kërcejnë mbi 9 metra.

“Kujtova se do të më vriste”, ka treguar 94-vjecarja nga krevati i spitalit ku u shtrua pas sulmit agresiv të kafshës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA