Bastet, shtyhet kampionati turk

25/07/2011 22:15

Futbolli turk po futet gjithmonë e më shumë në kaos për shkak të hetimeve mbi bastet klandestine.

Federata lokale e futbollit ka vendosur të shtyjë fillimin e sezonit të ri nga data 5 gusht në 9 shtator.

Në skandal janë përfshirë skuadra të planit të parë si Fenerbace, Beshiktash dhe Trabzonspor.

Vetëm pak ditë më parë përfaqësues të federatës u takuan në Zvicër me përfaqësues të UEFA-s, për një azhornim mbi zhvillimet e fundit.

Gjithësej janë 19 ndeshjet e kampionatit të kaluar që po kalojnë nën “lupën” e hetuesve.

Top Channel