Në të gjithë botën siguria e të dhënave personale është një cështje
delikate dhe ndjeshme sa herë që ajo kompromentohen, kur ka rrjedhje të
këtyre të dhënave nga autoritet përkatëse, garantuese të sigurisë së
tyre.
Por sa të sigurta janë të dhënat personale të qyterëve shqiptarë tashmë kur ato nga regjistrat e letrës janë hedhur në një regjistër elektronik, nga Departamenti Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme.
Egzistenca e ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” miratuar nga parlamenti përfshi ratifikimin nga Shqipëria të “Konventës të Palamentit dhe Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Individëve në Lidhje me Përpunimin dhe Qarkullim e Lirë të Dhënave”, duhet të na bënte të ndjehemi të mbrojtur.
Por Arben Rrozhani gazetar në të përditëshmen ‘Shekulli’, që prej dy muajsh është posedues i një USB-je me të dhënat personale të të gjithë shtetasve shqiptarë. Nëpërmjet një shkrimi ai lëshoi alarmin se si këto të dhëna të cilat mbrohen me ligj qarkullojnë nga një dorë në tjetrën.
“Nuk e di se si ka dalë kjo, nga Ministria e Brendshme, po fakti që e kam unë do të thotë që mund ta kenë edhe persona të tjera. Problemi është se këto të dhëna mund të bien në dorë të personave që mund t’i keqpërdorin. Edhe pse e kam denoncuar në gazetë, nuk ka patur asnjë reagim nga autoritetet”, tha Rrozhani.
Sa e rrezikshme është për qytetarët shqiptarë posedimi këtyre të dhënave edhe nga persona të tjerë jashtë Departamentit të Gjendjes Civile?
“Mendoj se është e rrezikshme, sepse është antiligjore dhe nëse shkelet ligji merren masa per shkelesit”, tha Rrozani
Dy muaj më parë kur kandidati demokrat Lulzim Basha u akuzua nga opozita se po keqpërdorte të dhënat personale të qytyetarëve duke i dërguar mesazhe urimi ne celular qytetareve te Tiranes, kjo u cilësua nga Komisionerja e Mbrojtjes të Dhënave Personale, Vjollca Cabej, si thyerje e privacisë.
Mbetet për t’u parë reagimi zonjës Cabej në lidhje me këtë rast kur të dhënat personale të shqiptareve tashmë nëpërmjet USB-ve janë në duart e personave të paautorizuar.
Top Channel