Angli, 11-vjeçari pa krahë luan kriket
23/07/2011 17:00
Kearan Tongue-Gibbs, një djalë 11-vjeçar nga Anglia, po kthehet në një yll të sportit të kriketit edhe pse ka lindur pa parakrahë.
Ai konsiderohet nga Federata angleze e kriketit si një nga lojtarët me aftësi të kufizuara më me perspektivë në Britaninë e Madhe.
“Ai është shumë i dhënë pas këtij sporti. Kufizimi që ka nuk e ka penguar kurrë për të luajtur dhe unë jam shumë krenare për këtë”, shprehet nëna e 11-vjeçarit.
Top Channel