SHBA, bën festë pasi vret prindërit

22/07/2011 10:00

Një 17-vjeçar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vrarë me goditje çekiçi prindërit e tij, ka fshehur trupat dhe më pas ka organizuar një festë.

Sipas agjentëve të policisë, të shtunën e kaluar, Tyler ka krijuar një event në Facebook gjatë drekës ku ftonte shokët për një festë në shtëpinë e tij në mbrëmje. Menjëherë pas kësaj, ka marrë çekiçin për të vrarë prindërit e tij. Kufomat i ka çuar në dhomën e gjumit dhe i ka mbuluar me peshqirë, libra dhe çdo gjë tjetër që ka gjetur në shtëpi.

Në orën 21.00 rreth 40 adoleshentë kanë shkuar në shtëpinë e 17-vjeçarit për festën dhe në orën 4 të mëngjesit policia ka marrë një telefonatë anonime.

Me të mbërritur në shtëpi, agjentët kanë gjetur trupat e pajetë së bashku me armën e krimit. Tyler, tashmë i arrestuar, nuk ka pranuar vrasjen e prindërve.

Nuk dihen ende arsyet e vrasjes së dyfishtë. Tyler do të gjykohet si një i rritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA