Historia përsëritet dy here, herën e parë si tragjedi, të dyten si farsë, pat thënë një filozof i njohur.

Shpetimi i Greqise tashme duket se ka mberritur pikerisht ne kete faze. Paketa e re e ndihmes u miratua, por jo pa pretendime ekstreme, sic ishte ai i Finlandes, qe ne nje moment te caktuar te negocjatave kerkoi si garanci disa asete teper te vyera te shtetit helen: Akropolin e Athines, Partenonin dhe nje sere ishujsh.

Nga sa mesohet prej burimeve diplomatike, finlandezet kane hequr si vije te kuqe dhenien e garancive te vlefshme e te besueshme. Nga llogarite e tyre, rezultoi se Greqia posedon 300 miliarde euro ne asete shteterore, te cilat mund ta permbushin fare mire kete kerkese.

“Vetem se nuk eshte e qarte akoma cfare do te ndodhte ne rast falimentimi ne shtetit”, thote ‘Corriere della Sera’. Partenoni do te shitej, apo thjesht do te transferohej ne Helsinki? Si mberriti Greqia deri ne kete pike? Shteti yne fqinj kishte disa vjet qe jetonte pertej mundesive te tij reale dhe rritja e nivelit te borxhit, pati nje kosto te rende mbi ekonomine greke. Qeveria e rendoi shume doren me huate dhe pas adoptimit te euros, liroi rubinetin e shpenzimeve.

Ato u rriten ndjeshem gjate dekades se kaluar, ndersa pagat ne sektorin publik u dyfishuan. Por ndersa parate vershonin lume nga arka e shtetit, te ardhurat prej taksave u goditen rende nga nje evazion fiskal gerryes. Kur globi u godit nga kriza me e rende financiare prej vitesh te tera, Greqia ishte krejtesisht e zbuluar dhe e papergatitur per t’i bere balle recesionit.

Iu dhane 110 miliarde euro dorezani per ta nxjerre nga telashet, por tani duheshin edhe 109 miliarde te tjera. Edhe pse miratoi masa të ashpra financiare për të shkurtuar shpenzimet dhe për të ngritur taksat, athina serish nuk ia doli dot ne krye. Pjesen e pare te ndihmes, Greqia e mori majin e vitit 2010. aktualisht, ekziston nje fare pritshmerie se vendi do te shpalle falimentimin te pakten pjeserisht, apo selektiv, sic e pershkruajne ekspertet.

Qeveria me një komunikatë të saj të jashtëzakonshme deklaroi se statusi i garantimit të depozitave deri në kuotën e 100.000 eurove për çdo depozitues, në secilën bankë, zgjatet deri më 31 dhjetor të vitit 2015, nga 2011-ta qe ishte aktualisht, por ekonomistet thone se edhe ky angazhim do të përftojë vlerë reale, vetëm në qoftë se gjithçka do të shkojë mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA