Të gjithë kanë shkruar të paktën një herë emrin e tyre në rërë për ta parë më pas të fshihet nga dallgët e detit.
Tashmë ka nga ata që emrin e shkruajnë me gërma gjigande në mënyrë që mos të fshihen më. Sheiku Hamad Bin Hamdan Al Ahyan, 63 vjeç, ka shkruar emrin e tij në një ishull që e ka pronë të vetën me gërma që të mëdha sa mund të shihet edhe nga hapësira. Mjafton të kontrollosh në Google Map apo Google Earth ishullin Al Futaysi, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mund të shikosh veprën kolosale.
Emri “Hamad” është 1 kilometër i lartë dhe 3 kilometra i gjatë. Gërmat janë kanale kolektorësh të ujit të detit dhe në këtë mënyrë nuk mund të zhduken kurrë.
Kjo vepër, punimet e së cilës kanë filluar në vitin 2007, i ka kushtuar sheikut 22 milionë dollarë.
Top Channel