Autowed, makina që të marton

21/07/2011 14:40

Nëse keni nxitim për të zyrtarizuar lidhjen me njeriun e zemrës dhe nuk keni para të kursyera apo dëshirën për t’i bërë ballë një ceremonie impenjative, mund të zgjidhni të martoheni me anë të “Autowed”.

Me vetëm një sterlinë apo një dollar (sepse makina e martesave është e disponueshme vetëm në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), do të mund të realizoni ceremoninë tuaj ku nuk do të mungojnë unazat plastike dhe një certifikatë që “zyrtarizon” martesën.

Pasi fut monedhën, duhen ndjekur instruksionet vokale. Nëse ende nuk jeni të sigurtë për tu martuar, ka edhe një tjetër mundësi: mund të shtypni butonin ESCAPE (arratisje) dhe jeni sërish beqar. Nëse keni zgjedhur të martoheni, do të vijnë unazat plastike.

“Autowed” është ideuar dhe realizuar nga shoqëria britanike Conceptshed. Certifikata e martesës që del nga makina sigurisht që nuk ka vlerë ligjore.

Nëse pendoheni për “hapin e madh” nuk ka problem. Duke shkuar sërish me certifikatën në “Autowed” mund të bëni një “autodivorc” me ulje çmimi 10%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA