Anija hapësinore Atlantis është ulur në tokë, duke i dhënë kështu fund programit hapësinor 30-vjecar amerikan.
Mjeti u ul në bazën Kennedy Space Center, me rrotat që prekën pistën vetëm pak momente para lindjes së diellit.
Anijet e NASA-s kanë shërbyer si instrument për ndërtimin e stacionit hapësinor dhe janë përdorur për të mirëmbajtur teleskopin Hubble.
“Anija ndryshoi mënyrën se si ne shohim botën dhe ndryshoi mënyrën se si ne shohim universin”, ka deklaruar komandanti Chris Ferguson pas uljes në tokë.
“Sot ishte një ditë shumë emocionuese, por një gjë është e padiskutueshme: Amerika nuk do të ndalojë kurrë së eksploruari”, ka shtuar ai.
Tërheqja e anijes ikonë dhe anijeve të tjera të NASA-s u urdhërua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, për shkak edhe të kostos së lartë të mirëmbajtjes.
Top Channel