Arrestohet ditën e martesës
21/07/2011 11:00
Kjo foto e publikuar nga një gazetë lokale, me aprovimin e zyrës së sherifit të Jackson (Michigan), tregon Tammy Lee Hinton me fustan nusërie. Problemi qëndron se kjo është një foto që i bëhet të arrestuarve në komisariat.
Autoritetet bëjnë të ditur se nusja është arrestuar menjëherë pas martesës në kishë. Akuza ishte ngritur rreth 3 vjet më parë, kur zonja ishte shpallur fajtore për vjedhje identiteti. Duhej të paraqitej në gjykatë më 18 korrik, por nuk e bëri një gjë të tillë dhe menjëherë u lëshua urdhër-arresti.
Hinton u la e lirë brenda 30 minutave, por kjo ngjarje i prishi ditën më të bukur të jetës.
Top Channel