Pique: Duam fitore në 2 Superkupat

20/07/2011 09:50

Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës, pret që në sezonin që pritet të fillojë në gusht, ekipi i tij të përsërisë sukseset e arritura në 2010-2011.

“Sezoni që na pret do të jetë shumë i gjatë. Fillimisht do të luajmë dy Superkupat, atë të Spanjë dhe të Europës (kundër Real Madrid dhe Porto). Është e rëndësishme që t’i fitojmë për të përballuar më të qetë më pas kampionatin, kupën, Ligën e Kampioneve dhe Kampionatin Europian”, shprehet spanjolli.

Më tej, mbrojtësi qendror theksoi se loja e Barcelonës nuk do të ndryshojë as këtë vit: “Ne bazohemi në kontrollin e topit dhe kjo gjë do të vazhdojë për shumë sezone sepse është filozofia e klubit.”

Top Channel