Kupa e Amerikës, Uruguaj në finale

20/07/2011 08:10

Uruguaji ka fituar me rezultatin 2-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale të vlefshme për Kupën e Amerikës ndaj Perusë, duke arritur kështu finalen e këtij turneu.

Të udhëhequr nga loja e shkëlqyer e Diego Forlan dhe nga golat e Luis Suarez, uruguajanët dominuan ndeshjen duke mos i lënë shanse ekipit peruan.

Fitorja erdhi në pjesën e dytë, kur sulmuesi i Liverpulit, Luis Suarez, shënoi dy gola në minutat 53 dhe 57.

Uruguaji tashmë pret të ndeshet në finalen e Kupës së Amerikës me fituesen e çiftit Paraguaj-Venezuela.

Top Channel