Montezemolo: Ferrari nuk dorëzohet

19/07/2011 22:10

“Shpresë, bindje dhe vendosmëri, sepse Ferrari nuk dorëzohet kurrë”.

Me këto fjalë presidenti i “kokëkuqes”, Luca di Montezemolo u është përgjigjur pyetjeve nëse ka ende besim tek ndryshimi i pozitës së Fernando Alonso në kampionat.

“Kisha kërkuar një reagim dhe në Silverston morëm një gëzim të madh. Shpresoj që deri në fund të sezonit të ruhet kjo konkurrencë”, është shprehur Montezemolo.

Më tej presidenti i skuderisë prestigjoze ka zbardhur dyshimet mbi pilotët e sezonit të ardhshëm, duke thënë se do të jenë Alonso dhe Massa.

Top Channel