Juventus negocion për Vidal

18/07/2011 14:00

Juventus është shumë pranë blerjes së mesfushorit kilian, Arturo Vidal.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Bayer Leverkusen, klubit që ka në pronësi lojtarin.

Prej ditësh, në mediat gjermane jepet e sigurtë lamtumira e 24-vjeçarit nga Bundesliga ndërsa sot është konfirmuar se Juventusi është klubi që është më pranë blerjes së tij.

Drejtuesit e Bayer Leverkusen kërkojnë të arrijnë marrëveshjen e transferimit për 15 milionë euro.

Top Channel