Bullgari, vajza thithet nga pompa e pishinës
18/07/2011 11:10
Një vajzë 13-vjeçare ka vdekur pasi është thithur nga pompa e pishinës.
Adoleshentja gjermane ishte futur në pishinën e një hoteli në Bullgari, në të cilën punëtorët kishin harruar të vendosnin grilën e mbrojtjes.
Policia ka bërë të ditur se pompa ka qenë aq e fuqishme sa e ka thithur vajzën poshtë ujit.
“Ka qenë një vdekje e tmerrshme”, kanë bërë të ditur burime policore.
Top Channel