Orikum, kapet një breshkë 50 kilogramë

16/07/2011 14:10

Një breshkë 50 kilogram me moshë rreth 60 vjec ka rënë në rrjetat e peshkatareve nga Orikumi. 

Ajo ishte e matrikuluar dy here cka tregon se ka qenë dhe është objekt studimi e biologeve te ndryshem, qe studiojne levizjet dhe jetegjatesine. Keto specie ujore jetojne me shume se 300 vjet dhe kapin nje peshe rreth 200 kilograme.

Peshkataret tregojne se ajo kishte mbetur e bllokuar ne rrjeta dhe kishte nje demtim ne pjesen e siperme te saj shkaktuar ndoshta nga ndonje mjet lundrues. Aktualisht breshka mbahet ne nje vaske me uje te kripur ne afersi te Rradhimes, nderkohe qe do te leshohet serisht ne det te hapur diten e hene.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA