Altin Lala është lojtari më besnik në Bundesligë, nga të gjithë ata që
janë aktualisht në aktivitet. Në fakt, mesfushori shqiptar ka zbarkuar
te Hanover 96 në sezonin 1998-1999.
Në fakt, në kampionatin gjerman të futbollit janë një sërë lojtarësh, të cilët tashmë nuk i numërojnë sezonet e tyre aktive në të njëjtën skuadër me vite, por me dekada.
Dhe lojtari më jetëgjatë është pikërisht Altin Lala, i cili prej 13 sezonesh militon për “të kuqtë” gjermanë. Sipas një përllogaritjeje që kanë bërë statisticienët, mesfushori shqiptar numëron sot 4762 ditë.
Një rekord që ka gjasa të vazhdojë të thellohet, pasi kontrata e futbollistit kuqezi me Hanoverin skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Futbollisti i dytë më jetëgjatë në një skuadër të Bundesligë është Kristian Vetklo, i Maincit, i cili ka kapur shifrën e 4031 ditëve në të njëjtën skuadër, ndërkohë që mbyll treshen e më besnikëve të kampionatit gjerman të futbollit Sebastian Kehl i Borusias së Dortmundit me 3482 ditë.
Top Channel