Ferguson: Shnajder s’na intereson

15/07/2011 01:10

Alex Ferguson ka qetësuar disi tifozët dhe presidentin e Interit teksa, përkundër zërave të mërkatos të ditëve të fundit, ka mohuar interesin për fantazistin holandez të zikaltërve, Uesli Shnajder.

“Nuk ka një interesim real në këto momente për Shnajder”, tha Ferguson për mediat britanike.

Ndërkohë, ditën e mërkurë edhe klubi zikaltër mohoi se ka patur një interesim të Manchester United. Inter thotë se nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare nga ana e United për mesfushorin holandez, pavarësisht se në media kohët e fundit është folur shumë për transferimin e tij për në Angli.

Top Channel