Dy cifte binjakësh identikë në gjashtë vite distancë

15/07/2011 10:30

Një nënë angleze ka sjellë në jetë dy cifte binjakësh identikë, në
gjashtë vite distancë. Kjo është një ngjarje shumë e rrallë në botë që
mund të ndodhë një një milion raste.

Në Angli lind një cift binjakësh në 64 raste lindjesh. Ky numër është rritur duke marrë parasysh faktin se teknikat e fekondimit in vitro, gjenerojnë më lehtë cifte binjakësh.

Por nëna Michelle dhe babai James nuk i janë nënshtruar kurrë teknikave të tilla apo medikamenteve për të favorizuar shtatzaninë. Ata kanë sjellë në jetë gjashtë vite pasi kishin lindur ciftin e parë të buinjakëve identikë edhe një tjetër cift, duke shënuar rekordin dhe njëkohësisht duke e bërë këtë histori mjaft interesante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA