Zhgënjen edhe Flamurtari

14/07/2011 23:35

Pas Skënderbeut zhgënjen edhe Flamurtari, ndërkohë që dy skuadrat e tjera shqiptare Vllaznia dhe Tirana kanë barazuar pa gola në ndeshjen e parë.

Nënkampionët e Shqipërisë janë mundur 0-2 nga cekët e Jablonec, të cilët duket se e kanë siguruar kualifikimin për fazën tjetër të Europa League.

Dy golat e cekëve u shënuan në pjesën e dytë me autor David Lafata. Tifozët vlonjatët të zhgënjyer nga humbja hodhën sende të forta në fushë duke detyruar gjyqtarin të ndalë për pak minuta ndeshjen.

Tirana ka dominuar ndeshjen përballë Spartak Tërnavës por nuk ka mundur të shënojë gol në Qemal Stafa. Rastet e krijuara nuk janë shfrytëzuar nga bardheblutë, të cilët do të kërkojnë kualifikimin 1 javë më pas në Sllovaki.

Edhe Vllaznia nuk ka mundur të marrë një rezultat përballë zviceranëve të Tun në Loro Borici, duke lënë gjithcka të hapur për ndeshjen e kthimit me 21 korrik, sfidë kjo që do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh portugezë.

Top Channel