Zbulohet superdomatja antiplakje

14/07/2011 19:15

Realizohet ëndrra e të gjithë të apasionuarve pas ruajtjes së linjave: ngrënia e një pjate të thjeshtë me spageti me salcë do të jetë sikur të shkosh në një qendër bukurie.

Ka lindur superdomatja anti-plakje, me një përbërje tre herë më të madhe lycopene, një antioksidues i fuqishëm.

Quhet “Pomi L+”, zarzavatja e re e cila prej korrikut do të jetë e disponueshme në supermerkato.

Kompania që e ka zbuluar, Coldiretti, shpjegon se bëhet fjalë për një medikament të ëmbël dhe natyral, i bukur në pamje, por mbi të gjitha i ëmbël në shije.

Super domatja është “made in Italy”, nuk është OMGJ dhe ka një përqëndrim lycopene (antioksidues efikas kundër plakjes dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumoreve në prostatë) tre hërë më të madhe në krahasim me varietet normale të domateve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA