Zbulohet proteina universale për vaksinat
14/07/2011 16:00
Një proteinë kyçe që mund t’i hapë rrugën një vaksine universale kundër meningococcal B është sintetizuar nga disa kërkues italianë të Novartis Vaccines të Sienës me bashkëpunimin e Universitetit të Firencës.
Studimi është publikuar në revistën Science Traslational Medicine.
Sipas kërkuesve, gjetja mund të çojë në zhvillimin e vaksinës kundër sëmundjeve për të cilat nuk ekziston ende një strategji shërimi si malaria apo infeksionet që vijnë nga viruse apo baktere që ndryshojnë vazhdimisht.
Top Channel