Gjatë shumë ditëve, Monica dhe motra e saj e vogël Mumpy, dëgjonin më të mëdhenjtë e familjes së tyre se babait mund t’i shpëtohej shikimi me sy të rinj, ndërsa jeta e vëllait mund të shpëtohej me një veshkë të re.
Situata ishte shumë e rëndë sepse në Indi është e pamundur mbijetesa e familjes nëse meshkujt nuk mund të punojnë. Kështu që Mumpy mendoi një plan: të vriste veten në mënyrë që familja të mund të përdorte organet e saj. Pas disa ditësh, 12-vjeçarja piu helm dhe ndërroi jetë.
Kjo “zgjidhje” tragjike e Mumpyt merr një kthesë edhe më të tmerrshme. Vajza kishte shkruar në një letër ku shpjegonte se organet e saj duhet të shpëtonin babain dhe vëllain e saj, por familja nuk e gjeti letrën deri në momentin kur u kthye nga funerali.
Trupi i Mumpy-t ishte djegur duke ndjekur traditën hindu dhe nuk kishin ngelur më organe për transplant.
Top Channel