Holandë, blejnë beben online, dënohen

14/07/2011 19:10

Një cift holandez, i akuzuar se ka blerë në internet një foshnje të sapolindur nga prindër biologjikë, është dënuar sot me 8 muaj burg.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat evropiane, sipas të cilave cifti akuzohet për adoptim ilegal dhe të rremë të bebes, të cilën e bleu nga Belgjika.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2008, kur prindërit e vogëlushit Jayden e kishin shitur të sapolindurin për 7500 euro, pasi kishin vendosur një njoftim në internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA