Aguero: Nuk kthehem tek Atletico

14/07/2011 09:50

Sergio Aguero, sulmuesi argjentinas i Atletico Madrid, ritheksoi sërish ditën e djeshme dëshirën e tij për të mos u rikthyer në stërvitje me Atletico Madrid pas përfundimit të Kupës së Amerikës.

“Kam folur me klubin dhe drejtuesit e dinë atë çfarë dua. Agjentët e mi po negociojnë largimin tim nga Atletico”, u shpreh sulmuesi për televizionin ESPN.

Aguero u pyet edhe për gjendjen shëndetësore të vjehrrit të tij, Diego Armando Maradonës, pas aksidentit me makinë: “Tani është mirë, nuk ka probleme.”

Top Channel