Skënderbeu zhgënjen në Champions

13/07/2011 22:40

Skënderbeu ka zhgënjyer në debutimin e parë në arenën europiane. Korcarët e drejtuar nga Shpëtim Duro janë mundur 0-2 nga qipriotët e Apoel Nikosia të cilët u kanë dhënë mësim futbolli kampionëve shqiptarë.

Një paraqitje shumë e dobët e Skënderbeut, ekip i cili edhe pse kishte mbështjen e mijëra tifozëve korcarë nuk arriti të rrezikojë asnjëherë portën qipriote gjatë pjesës së parë.

Lojtarët e Apoel të cilët kontrolluan lojën gjatë 45 minutave të para, krijuan dhe raste shënimi, por pa arritur t’i finalizojnë ato me gol.

Edhe pjesa e dytë ishte pasqyrë e të pares. Qipriotët kërkonin golin e avantazhit, ndërsa korcarët, të gjithë në gjysmëfushën e tyre tentonin thyerjen e sulmeve kundërshtare.

Gabimi në mbrojtjen korcare në minutën e 52 u shfrytëzua mjaft mirë nga qipriotët që kaluan në avantazh. Bicaj nuk arriti ta heqë sic duhet topin nga zona e Shehit, topi përfundoi në këmbët e Nuno Morais i cili shënoi golin e parë për Apoel Nikosian.

4 minuta më pas është predha e Manducas që tund për të dytën herë rrjetën e Skënderbeut.

Korcarët ishin të pafuqishëm të reagonin dhe duket se u pajtuan me këtë humbje në stadiumin e tyre.

Vetëm një mrekulli mund të bëjë që Skënderbeu të kualifikohet për në turin tjetër paraeleminator të Champions.

Ndeshja e kthimit do të luhet me 20 korrik në stadiumin e Nikosias dhe do të drejtohet nga  një treshe gjyqtarësh italianë.

Top Channel