SHBA arreston kriminelin e kërkuar nga Guatemala

13/07/2011 03:20

Autoritetet amerikane ekstraduan për në Guatemalë një ish-ushtarak të akuzuar si pjesëmarrës në masakrën e vitit 1982 ku u vranë 162 civilë.

Pedro Pimentel Rios, 54 vjec ka qenë anëtar i grupit ushtarak të djathtë, të njohur si Kabiles të cilët ndërmorën një fushatë të pamëshirme në vend në përpjekje për të marrë pushtetin.

Ai u arrestua vitin e shkuar për llogari të Guatemalës në Kalifornia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA