“Red Bull”: Mark Webber do rinovojë me ne

13/07/2011 18:55

Tërhiqet Red Bull. Sulmi ndaj shokut të tij të skuadrës, Vettel, gjatë Çmimit të Madh të Silverstone, dukej se i kishte dhënë fund eksperiencës së Mark Webber me skuadrën.

Piloti australian, të cilit është duke i skaduar kontrata, nuk i është bindur urdhërit të skuderisë, duke vënë në diskutim serioz rinovimin e tij.

Por për të shmangur çdo dyshim mendon pronari i shtëpisë automobilistike britanike, Dietrich Mateschitz: “Mark Webber do të rinovojë me siguri kontratën me ne”.

Top Channel