Neptuni, përfundon rrotullimi i parë rreth diellit
13/07/2011 17:15
Neptuni, planeti i fundit i sistemit diellor ka përfunduar rrotullimin e tij të parë të plotë rreth Diellit që kur është zbuluar, rreth 165 vjet më parë.
Për të festuar këtë ngjarje NASA ka shpërndarë foto të planetit të shkrepura nga teleskopi hapësinor “Hubble”.
I zbuluar më 23 shtator të 1846-s nga astronomi gjerman Johann Galle, Neptuni është një prej 4 planetëve gjigandë dhe të gaztë të sistemit diellor (së bashku me Jupiterin, Saturnin dhe Uranin) dhe është më i largëti nga Dielli.
Top Channel