Lojrat Olimpiket 2020, kandidon edhe Madridi

13/07/2011 15:40

Madridi është zyrtarisht kandidat për të organizuar lojrat olimpike të 2020-s.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së qytetit spanjoll Alberto Ruiz Gallardon.

“Qyteti ka marrë një eksperiencë, ka insfrastrukturë, por mbi të gjitha shpirtin olimpik që vazhdon të jetë i gjallë tek njerëzit”, ka deklaruar qytetari i parë i Madridit.

Kryeqyteti spanjoll kandidon për Lojrat Olimpike për herë të tretë radhazi, pas aplikimit për 2012-n dhe 2016-n (që kanë shkuar respektivisht për Londrën dhe Rio de Zhaneiron).

Vendimi për vendin që do të presë këto lojëra do të merret në shtator të 2013 dhe do të ketë një përzgjedhje mes Madridit dhe Romës.

Top Channel