Japoni, në treg mish radioaktiv
13/07/2011 02:40
Autoritetet japoneze dhanë alarmin se në treg ndodhet në shitje mish i kontaminuar me lënë radioaktive pas shpërthimit në centralin bërthamor të Fukushimës.
Ministri i Konsumit, Goshi Hosono tha për mediat se rrezikshmëria e produktit në treg nuk është mjaft e lartë, por nëse konsumohet mish i tillë cdo ditë, atëherë rreziku është tepër i lartë.
Mishi mendohet që prej 1 muaji është hedhur në treg dhe frika më e madhë është se ai mund të jetë konsumuar totalisht, megjithëse autoritetet kanë nisur punën për verifikimin e më pas bllokimin e mishit nëse është ende pa konsumuar.
Top Channel