Higuain: Hoqëm një barrë të rëndë

13/07/2011 10:30

Gonzalo Higuain, sulmuesi i Argjentinës, pranon se kombëtarja e tij u ndje shumë e lehtësuar pas fitores 3-0 ndaj Kosta Rikës.

“Fitorja që arritëm na lehtësoi. Hoqëm një barrë të rëndë nga vetja. Tashmë fillon një fazë tjetër e kësaj kupe dhe shpresojmë që të fitojmë Kupën e Amerikës për vendin tonë”, theksoi futbollisti i Real Madrid.

Higuain doli në mbrojtje edhe të Messit, shokut të tij në kombëtare: “Messi është më i miri në botë dhe duhet të përfitojmë nga fakti që luan me ne.”

Top Channel