Barcelona do të rrisë ofertën për Fabregas

13/07/2011 11:30

Barcelona kërkon me çdo kusht që të përforcohet me mesfushorin e Arsenalit Cesc Fabregas dhe për këtë është e gatshme të rrisë ofertën.

Sipas ‘Daily Mirror’, katalanasit do të paraqesin ofertën e tyre të fundit prej 40 milionë eurosh për mesfushorin spanjoll. Kjo shumë është çmimi minimal i vënë nga drejtuesit londinezë për futbollistin e tyre.

Pas blerjes së Alexis Sanchez nga ana e Barcelonës për 43 milionë euro, Arsenali tashmë ka arsye për të kërkuar shuma të mëdha për futbollistin më të mirë të ekipit.

Top Channel