Zgjatet misioni i “Atlantis”

12/07/2011 04:10

Zgjatet më një ditë më shumë misioni i fundit në hapësirë i anijes kozmike të NASA-s, “Atlantis”.

Katër anëtarët e ekuipazhit të anijes kozmike po shkarkojnë 5 ton materiale për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) dhe për ta kryer këtë, sipas përllogaritjeve u duhet me shumë kohë.

Pas këtij ndryshimi, “Atlantis” do të qendrojë në hapësirë 13 ditë dhe do të rikthehet në tokë së bashku me ekuipazhin një ditë më vonë, pra më datë 21 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA