Irani këmbëngul, vendos 10 kushte për të shkuar në Botëror, si do të reagojnë vendet organizatore Tirana është skuadra me më shumë tituj kampion, plot 24.
Por, që nga viti 1930 e deri më tani të paktë janë trofetë që ekzistojnë e vërtetojnë historinë e këtij klubi të madh. Ky është trofeu i parë i bardhebluve, pikërisht i vitit 1930, por është vënë nën dispozicion të klubit vetëm në vitin 2011, pas shumë vitesh që rezultonte i humbur.
Tashmë presidenti Halili e ka rikthyer atë në palmaresin e bardhebluve, me përpjekjet e tij, madje edhe duke paguar për të.
Por, e rëndësishme është që është rikthyer dhe së bashku me shumë të tjera që po kërkon vetë stafi drejtues i Tiranës, i cili premton në një të ardhme të shpejtë dhe një muze historik të skuadrës më të dashur kryeqytetase, për të rikthyer në vend emrin e historinë e skuadrës më të titulluar, Tironës, siç i pëlqen tifozëve ta thërrasin.
Top Channel