Spanjë, transplanti i parë i këmbës
12/07/2011 02:50
Mjekët në Spanjë kryen operacionin për transplantin e parë të plotë të këmbës.
Pacienti i parë i këtij lloj transplanti ishte një person që kishte thyer këmbën gjatë një aksidenti me makinë.
Ndërhyrja u krye nga një grup mjekësh të udhëhequr nga Pedro Cavadas në spitalin e La Fe të Valencias.
Tashmë për të vërtetuar suksesin e transplantit, duhen pritur të paktën 48 orë, thonë mjekët.
Top Channel