Ringjallet Argjentina, mund 3-0 Kosta Rikën

12/07/2011 09:55

Argjentina ka rilindur dhe ka kaluar në turnin e ardhshëm të Kupës së Amerikës, falë një fitoreje të pastër mbi Kosta Rikën.

Ka përfunduar 3-0 takimi i zhvilluar në Kordoba, me të paktën dhjetë raste të tjera për bardhekaltërit, të cilët kanë shtypur me lehtësi kundërshtarët.

Gjithashtu, ka dalë sërish në skenë Lionel Messi, që pas vërshëllimave në ndeshjen e mëparshme, ka qenë protagonist i një ndeshjeje të madhe.

Pothuajse të gjithë topat kanë kaluar përmes këmbëve të tij, duke thënë shumë krose e pasime, por dhe duke mbajtur pas vetes tre mbrojtës.

Pas dy barazimesh, të zotët e shtëpisë e kanë mbyllur garën në grup me pesë pikë, prapa Kolumbisë, duke vazhduar kështu për në turnin tjetër.

I shkatërruar nga kritikat, këtë herë trajneri Batista ka revolucionarizuar mesfushën dhe sulmin. Tekniku ka nxjerrë Tevez dhe Lavezzi dhe ka futur në lojë shokët e Messi tek Real Madrid, Gago dhe Higuain.

Tre golat e fitore janë shënuar dy nga Aguero dhe një nga Di Maria, falë pasimeve të “pleshtit”, që dha edhe shumë asist të tjerë që u cuan dëm nga sulmuesit.

Top Channel