Maradona bën aksident rrugor

12/07/2011 12:10

Diego Armando Maradona është dërguar në spital, bashkë me bashkëshorten e tij Veronica Ojeda, pas një incidenti automobilistik.

Sipas agjencive të huaja të lajmeve, të dy kanë pësuar vetëm disa dëme të lehta nga aksidenti, që ndodhi në Ezeiza, pak km larg kryeqytetit.

Sipas burimeve, makina e legjendës së futbollit është përplasur me një autobus, por për fat të mirë impakti nuk ka qenë shumë i fortë.

“Ata janë të dy në gjendje të mirë. Ne po bëjmë kontrolle vetëm për t’u siguruar”, ka deklaruar një përgjegjës i spitalit të Ezeizas, ku cifti është shtruar.

Top Channel