Corinthas, 40 milionë euro për Tevez

12/07/2011 13:00

Manchester City ka marrë një ofertë prej 40 milionë eurosh nga klubi
brazilian Corinthas për Carlos Tevez, por oferta ka gjasa të refuzohet.

Drejtuesit e ekipit brazilian shpresojnë ta kthejnë 27-vjecarin në klubin ku ai arriti kulmin e suksesit nga viti 2004 në 2006, të nxitur nga deklaratat e tij se dëshiron të largohet nga City për t’u bashkuar me familjen.

Drejtuesit e City po marrin në konsideratë ofertën e majme, por më herët kanë dhënë shenja se Corinthas duhet ta rrisin ofertën e tyre nëse duan t’i bindin që të shesin golashënuesin.

BBC Sport ka zbuluar ndërkohë se City do të hidhet në aksion për të bindur yllin e Atletico Madrid, Sergio Aguero, që të bashkohet me ekipin nëse Tevez largohet.

Top Channel