Allegri: Milan e Inter, favoritë për titullin

12/07/2011 17:10

Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, në ditën e parë të grumbullimit të kampionëve në fuqi të Italisë, shprehet i kënaqur me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion.

“Jam i kënaqur me lojtarët që klubi më ka vënë në dispozicion. Kanë ardhur katër lojtarë të rinj dhe jemi të kompletuar. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të fillojmë punën për sezonin e ri”, u shpreh Allegri.

Trajneri livornez sheh Interin si kundërshtarin më të fortë për ekipin e tij: “Interi do të luftojë me ne për fitimin e titullit kampion.”

Top Channel