Strauss Kahn, Banon dëshmon në polici
11/07/2011 17:30
Tristane Banon, gazetarja franceze që akuzon Dominique Strauss Kahn për tentativë dhunimi, është dëgjuar sot nga policia franceze.
Banon ka treguar versionin e saj të ngjarjes për agjentët e seksionit kundër krimeve ndaj individit, në kuadër të hetimeve paraprake të hapura nga prokuroria e Parisit.
Akuza e shkrimtares franceze erdhi menjëherë pasi ish-kreu i FMN u lirua nga arresti i shtëpisë, pasi dëshmitë e kamarieres së hotelit të Nju Jorkut rezultuan të dyshimta.
Tentativa e pertenduar e dhunimit nga Banon ka ndodhur sipas saj në vitin 2003, në një apartament të kryeqytetit francez.
Top Channel