SHBA-Kinë, stërvitje të përbashkët detare

11/07/2011 17:55

Marina ushtarake e Kinës dhe e Shteteve të Bashkuara do të kryejnë në vjeshtë manovra detare të përbashkëta, kundër piraterisë në gjirin e Adenit.

Lajmin e ka bërë të ditur një radio kineze, sipas të cilës kreu i shtabit të përgjithshëm të SHBA, Mike Mullen dhe homologu kinez Chen Bingde e morën vendimin sot gjatë një takimi në Pekin.

Mullen ndodhet që nga dita e djeshme në Kinë, për një vizitë 4-ditore për përmirësimin e marrëdhënieve të vështira ushtarake mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA