Interi, Gasperini: Sneijder kërkon të qendrojë

11/07/2011 16:20

Në konferencën e dytë për mediat si trajner i Interit, Gian Piero Gasperini, ka deklaruar se Sneijder, i cili kërkohet nga Manchester United, dëshiron të qendrojë tek klubi zikaltër.

“Sneijder është këtu dhe ka dëshirë të qendrojë. Ai është ndër futbollistët kryesorë dhe unë thjesht mund të fotografojë situatën. Merkatoja është diçka tjetër dhe është e paparashikueshme”, është shprehur ai.

Tekniku i ri hodhi poshtë deklaratat e administratorit të Milanit, Galliani i cili kishte deklaruar se Interi është dobësuar.

“Do bëjmë gjithçka për të treguar të kundërtën. Duke pasur parasysh takimet derbi, gjithashtu edhe rezultatet e mërparshme të Interit, duhet të kemi një besim të madh. Superkupa e 6 gushtit është një ndeshje e rëndësishme sepse të jepë një trofe. Mund të ketë edhe aspektet psikologjike, por kampionati fillon tre javë më vonë”, theksoi Gasperini.

Top Channel